34 vite pritje, Sociedadi i Januzajt triumfon në “Copa del Rey” (VIDEO)

Real Sociedad ka triumfuar në finalen e “Copa del Rey” për sezonin 2019-2020, në një finale të pazakontë, që u zhvillua 1 vit me vonesë. Në derbin bask ndaj Bilbaos, Sociedad iu fal golit të kapitenit Oyarzabal, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 63-të.

Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar, siç i takon një finaleje të vërtetë, aq më tepër një derbi si ai bask. Të dy ekipet ishin disi të frikësuar se mos pësonin dhe pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Pjesa e dytë u duk diçka më ndryshe, sidomos në kampin e Sociedad.

Të besuarit e Alguacil e shtuan presionin në fraksionin e dytë dhe u shpërblyen. Në minutën e 61’ Oyarzabal fitoi të drejtën e një 11-metërshi, të cilin e shndërroi në gol. Më pas, deri në fund, Sociedad administroi çdo gjë mjaft mirë duke triumfuar për herë të parë në “Copa del Rey” pas plot 34 vitesh.

Leave a Reply