Esati: Me padurim pres debutimin me ekipin e FC Shkupit

FC Shkupi ka firmosur kontratë profesionale me FC Shkupin, pjesë e së cilës skuadër do të jetë 4 vitet e ardhshme. Ai sot u prezantua në ambientet e klubit nga Çairi nga ana e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku, ndërsa menjëherë pas prezantimit dha edhe deklaratën e tij të parë si “bardheblu”.

“Ndjenja për të firmosur me FC Shkupin është diçka e veçantë. Jam shumë i lumtur që arritëm marrëveshje me klubin që ka histori të lavdishme me shumë trofe të fituar. Te Shkupi bëhet atmosferë e mirë nga tifozët e zjarrtë ‘Shvercerat’, ashtu që me padurim pres që të debutojë me ekipin dhe për të dhënë më të mirën nga vetja”, ishin fjalët e para të Xhemail Esatit, i cili te FC Shkupi erdhi nga rradhët e Gostivarit.

Leave a Reply