Shkëndija nuk ndalet, titulli edhe më pranë (VIDEO)

Shkëndija ka regjistruar fitoren e 16-të në 25 javë kampionat, duke vazhduar me hapa të sigurtë drejt titullit kampion, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Ernest Gjokës sot në Tetovë mundi Sileksin 2:1, falë golave të shënuar nga dyshja sulmuese, Valmir Nafiu-Besart Ibraimi.

Që të dy, së bashku me Dashmir Elezin e nisën ndeshjen që nga minuta e parë, ndërsa pas tyre për herë të parë veproi Kamer Qaka, që bëri një ndeshje shumë të mirë.

Në qendër të mesfushës, Gjoka ishte vendosur për dyshen Alimi-Dita, ndërsa në mbrojtje sërish ishin reshtuar, Murati-Neziri-Bejtullai-Paviç, para portieri Ferat Ramani, që edhe në këtë ndeshje zëvendësoi me sukses Kostadin Zahovin.

Shkëndija që nga fillimi u vërsul në sulm, mirëpo pavarësisht inciativës dhe rasteve të krijuara para portës së Bozhinovskit, pjesa e parë u mbyll me rrejat të paprekura.

Bunkerin e skuadrës nga Kratova vendasit e thyen në minutën e 63-të me anë të Valmir Nafiut, i cili mjaft mirë u shërbye nga Bruno Dita në zonën kundërshtare, që më pas me të djathtën e tij të shënojë golin e parë në rrjetën e Bozhinovskit.

Mysafirët u kundërpërgjigjën 13 minuta më pas, me anë të sulmuesit Pepi Georgiev, i cili ndodhej në një situatë diskutabile, mirëpo në mungesë të VAR, goli i tij vlente dhe në ato momente Sileksi barazoi shifrat në 1:1.

Ky gol bëri që Shkëndija sërish të sulmojë, ndërsa falë finalizimit të Besart Ibraimit në minutën e 86-të, ata morrën edhe fitoren e dytë këtë edicion ndaj Sileksit dhe të parën në Tetovë, duke pasur parasysh se ndeshja e parë e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me shifrat 1:1.

Shkëndija me 56 pikë tashmë kryeson bindshëm renditjen tabelare, para FC Shkupit që ka 46 pikë. Ndërkohë sa i përket Sileksit, kjo skuadër tashmë ndodhet në pozitën e parafundit, me vetëm 26 pikë, plotë 30 pikë më pak se Shkëndija. (infOSport.mk)

Leave a Reply