Renova mund FC Shkupin, definitivisht terreni pranë FFM-së i pafat për ekipin nga Çairi (VIDEO)

FC Shkupi që nga muaji tetor i vitit të kaluar ndeshjet si nikoqir po i zhvillon jashtë stadiumit të Çairit. Kështu ndodhi edhe sot, kur në kuadër të javës së 25-të mirëpriti Renovën, skuadër kjo që në fund nga Shkupi u largua me 3 pikë shumë të mëdha, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Qatip Osmanit shënoi fitore 2:1, duke i shkaktuar disfatën e 5-të sezonale FC Shkupit, që tashmë ngec plotë 10 pikë ndaj Shkëndijës së vendit të parë. Vlen të përmendet se disfata e sotme nga Renova, ishte e 3-ta për FC Shkupin në stadiumin pranë FFM-së, aty ku tashmë ka zhvilluar 7 ndeshje.

Disfatën e “pëllumbave” nga Çairi e paralajmëroi ish futbollisti i kësaj skuadre, Alen Jasharovski, i cili në minutën e 8-të shënoi në rrjetën e Naumovskit.

Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë që të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Ishin sërish mysafirët që shënuan të parët, kësaj rradhe me anë të mbrojtësit Nenad Mishkovski, i cili shfrytëzoi një tollovi para portës kundërshtare në minutën e 68-të.

Ky gol u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e “gjipspunuesve”, të cilët e administruan mjaft mirë lojën deri në minutën e 90-të, që më pas në kohën shtesë, minutën e 92-të të kapitulojnë para Ilirid Ademit, që pranoi një top para zonës kundërshtare, pas slalomit të vërtetë nga e majta e Matej Cvetanoskit.

Pas këtij goli më nuk pati kohë edhe për ndonjë aksion të rradhës të skuadrës vendase, që në fund duheshe të pajtohet me këtë disfatë.

FC Shkuopi mbetet në kuotën e 46 pikëve, tashmë 10 më pak se Shkëndija e vendit të parë, ndërkohë Renova falë fitores së sotme tashmë renditet në pozitën e 9-të me 27 pikë.

Leave a Reply