Ish treshja e Kukësit shkëlqejnë me Istanbulsporin në Turqi (VIDEO)

Tre ish futbollistët e Kukësit, Valon Et’hemi, Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj kanë shkëlqyer në ndeshjen e Istanbulsport kundër Tuzlaspor, në të cilën ndeshje skuadra e treshes shqiptare regjistroi fitore minimale 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishte pikërisht Rroca që mendoi për fitoren e Istanbulspor, duke realizuar golin e dytë dhe të fitores në minutën e 56-të. Rroca shënoi me të majtën e tij një super gol, kjo pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e bashkëlojtarit të tij, Kristal Abazaj. Ky i fundit luajti për gjatë 90-të minutave, Rroca u zëvendësua në minutën e 87-të, ndërkohë Valon Et’hemi luajti vetëm gjatë pjesës së parë.

Ndryshe, për Rrocën ishte ky goli i 8-të sezonal, ndërsa vlen të theksohet se po aq gola ka të shënuar edhe Arb Manaj, sulmuesi nga Kosova, i cili luan me ekipin e Balikesirspor.

Falë kësaj fitore, Istanbulspor  renditet  në pozitën e 6-të me 51 pikë, vetëm 3 pikë më pak se skuadra e dytë në tabelë, Samsunspor. (infOSport.mk)

Leave a Reply