Dy ish futbollistët e Kukësit habitin turqit! Dy Rroca njëkohësisht në terren!

Dy ish futbollistët e Kukësit, Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca ishin protagonistët e vërtetë në ndeshjen që skuadra e tyre, Istanbulspor e fitoi 2:1 kundër Tuzlasporit fundjavën që sapo lamë pas.

Pikërisht kjo dyshe ishte më e merituar për fitoren e skuadrës së tyre, kur Abazaj asistoi për Rrocën, ndërsa ky i fundit nuk fali dhe shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin e Istanbulspor.

Mirëpo, në këtë ndeshje ka pasur një tjetër episod. Dyshja e futbollistëve shqiptarë përveç që po habitin turqit me paraqitjet e tyre fantastike, ata kanë habitur edhe me një gafë të Kristal Abazajt.

Ish treshja e Kukësit shkëlqejnë me Istanbulsporin në Turqi (VIDEO)

Ky i fundit kishte zbritur në fushë me fanellën e shokut të tij, Eduard Rroca, me ç’rast në terren për një moment ishin shfaqur dy futbollistë me fanellën me numër 61 dhe mbiemrin Rroca!

Po si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë?

Abazaj dhe Rroca janë miq të ngushtë mes tyre dhe vendi në dhomat e zhveshjes është gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Ka ndodhur që Abazaj ka ngatërruar fanellën dhe ka veshur atë të Rrocës. Kësisoj, për pak momente, në fushën e lojës, Istanbulspori ka pasur në fushë dy lojtarë me të njëjtin numër dhe të njëjtin mbiemër. Stafi i skuadrës e ka parë shpejt këtë episod dhe Abazaj ka ndërruar menjëherë fanellën për të veshur të tijën. Këtë episod, me nota humori e ka ndarë edhe Eduard Rroca në rrjetet sociale. “Abazaj, fansi im më i madh”, ka shkruar Rroca duke e shoqëruar me ikona që tre- gojnë se është vetëm një shaka mes miqsh.

 

Leave a Reply