Hysaj: Unë jap 100% për kombin tim, njerzit flasin se nuk kanë çfarë bëjnë!

Shqipëria fitoi Izraelin me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë këtë kompeticion të rëndësishëm të UEFA-së, i cili është një rrugë shumë e mirë për të arritur në Kampionatin Europian 2020.

Pas fitores me Izraelin, ka folur Elseid Hysaj, duke komentuar ndeshjen, por edhe disa kritika që kishte në drejtim të tij në atë se jep më shumë për Napolin se sa për Shqipërinë.

“Ishte e detyryueshme fitorja pas atyre ndeshjeve të fundit. Luajtëm mirë dhe jam i kënaqur për fitoren. Besoj në veten time se un jap 100 % për kombin dhe shtetin tim. Njerzit flasin se nuk kanë se çfarë të bëjnë. Besojë se e kemi nisur me këmbë të mbarë, kjo është një rrugë e mirë për të arritur në Kampionatin Europian”, tha Hysaj.

Leave a Reply