Italisë nuk i ecë as me Roberto Mançinin

Italia nuk e gjen kurën fituese as te trajneri i ri Roberto Mancini. Të kaltrit barazuan 1-1 ndaj Polonisë në Bologna në një ndeshje të cilën edhe mund ta kishin humbur. Grupi 3 i Ligës A në Ligën e Kombeve nuk nisi në mënyrën më të mirë për Italinë. Goli i Zielinskit pas asitit të Leëandoëskit në fundin e pjesës së parë ia vështirësoi punën Italisë që golin e barazimit e realizoi me 11-metërsh në minutën  e 76-të Jorginho.

Në Ligën B, Rusia vazhdoi momentin e mirë të Botëorit duke fituar brenda në Trabzon përballë Turqisë me rezultatin 2-1. Golat e Cheryshev dhe Dzyba i dhanë suksesin rusëve, ndërsa golin e barazimit provizor për Turqinë e realizoi Azis. Në Ligën C, Serbia u mjaftua me një fitore minimale me një gol të Dusan Tadic nga pika e bardhë e penalltisë për të marrë tre pikët e para në Lituani. Barazim pa gola në sfidën tjetër mes Rumanisë dhe Malit të Zi. Në Ligën D Ishujt Faroe që bëjnë pjesë në grupin 3 ku është edhe Kosova u ngjitën në krye të renditjes falë fitores 3-1 ndaj Maltës në shtëpi.

Leave a Reply