Lajm jo i mirë për FC Shkupin, Erdon Daci nuk merrë dritë jeshile nga FIFA

Lajm jo i mirë për FC Shkupin dhe tifozët e kësaj skuadre. Edhe pse e konsideronin si pjesë të tyre sulmuesin e talentuar shkupjan të Konjaspor, Erdon Daci, megjithatë ky i fundit nuk do të mund të ndihmojë skuadrën nga Çairi në repartin ofenziv.

Ka qenë zyra për certifikim pranë FIFA-s, ajo që i ka njoftuar “bardhekaltërit” lidhur me këtë lajm, përmes një poste elektronike që kishte arritur pasditën e sotme në adresë të skuadrës nga Çairi.

Edhe pse drejtuesit e Konjaspor dhe FC Shkupit ishin dakorduar për huazimin e Dacit në Çair, dërgesa me vonesë e dokumentacionit të duhur për futbollistin shkupjan nga ana e drejtuesve të skuadrës turke, kishte bërë që FIFA të mos e regjistrojë sulmuesin e talentuar shkupjan si pjesë e FC Shkupit.

E gjithë kjo situatë e krijuar kishte bërë që drejtuesit e FC Shkupit të bëjnë edhe një kërkesë tjetër deri në instancat e FIFA-s, duke ju bërë me dije atyre se vonesa ishte bërë nga ana e drejtuesve te Konjaspor, të cilës skuadër Daci i ishte bashkuar nga ekipi i të rinjëve të Vardarit.

Mirëpo edhe përkundër kësaj kërkese të rradhës, vendimi i FIFA-s nuk ndryshoi, ashtu që Erdon Daci për momentin  mbetet vetëm ëndërr e “pëllumbave” nga Çairi.

Rikujtojmë gjatë kësaj merkatoje janari, Erdon Daci fillimisht ishte huazuar te Eskishehirspori, mirëpo për shkak borxheve të kësaj skuadre të njëjtit nuk arritën të regjistrojnë sulmuesin shkupjan, i cili u rikthye te Konjaspor, mirëpo me shpresë se do të huazohet te FC Shkupi.

Pasi edhe kjo pistë ra në ujë, Daci edhe në sezonin e ri do të mbroj ngjyrat e ekipit të të rinjëve të Konjaspor, me shpresë se shumë shpejt do të troket edhe në dyert e ekipit të parë.

Leave a Reply