Super lajm, tifozët gati të rikthehen në ndeshjet e Serie A

Lajme pozitive nga Italia, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas të përditshmes italiane, Ansa, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar.

Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm.

Masa pritet të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Veronës dhe Specias në stadiumin “Bentegodi”.

Inter atë xhiro do të jetë mysafir i Krotones, derisa Milani në “San Siro” do të sfidojë Beneventon e Filipo Inzaghit.

Ndërkohë të dielën në program do të jenë edhe 7 ndeshjet tjera, si: Lacio-Xhenoa, Napoli-Kaljari, Sasuolo-Atalanta, Bolonja-Fiorentina, Udineze-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

Leave a Reply