Komenti i trajnerit Gjoka pas disfatës kundër Struga Trim Lum

Shkëndija të shtunën në kuadër të javës së 31-të u mund 0:2 nga Struga Trim Lum, duke ndërperë kështu serinë prej 8-të fitoreve rradhazi dhe ecurinë prej 12-të ndeshjeve pa disfatë.

Kuqezinjtë të shpallur kampion prej dy xhirove paguan ‘haraçin’ e startit të përgjumur të duelit, kur struganët brenda 9-të minutave shënuan dy herë me Altiparmakovskin me penalti dhe Bosançiqin, ndërsa tentimi për reagim nuk dha rezultat dhe në fund duhej të pajtoheshin me humbjen e dytë në këtë kampanjë.

“Mendoj se nuk ishin vetëm 10-të minutat e para të administruara keq, mendoj se gjithë pjesa e parë ishte keq. Ne duhet të kuptojmë se gara vazhdon dhe përkundër faktit se kemi dalë kampionë, duhet të jemi të motivuar dhe përqendruar sepse në fund të fundit kjo është puna jonë. Pastaj gabime do të ndodhin gjatë ndeshjes, por duhet të jenë sa më të pakta dhe sa më të vogla. Kështu që në qoftë se ne si skuadër e ulim përqendrimin, atëherë pa diskutim i japim mundësi kundërshtarit të na godas. U munduam që në pjesën e dytë që të ndryshojmë, duke futur në lojë lojtarët që kishim lënë në stol për të bërë atë rotacionin e vazhdueshëm, por nuk arritëm dot te goli dhe kjo është një humbje që besoj se gjithë skuadra duhet ta kuptojë se duhet ta vazhdojmë punën, të vazhdojmë përqendrimin dhe të ecim përpara.” – u shpreh trajneri i “kuqezinjëve”, Ernest Gjoka.

Leave a Reply