E bujshme, Fali Ramadani i ofron dy lojtarë Interit!

Fali Ramadani pa dyshim se vazhdon të mbetet një ndër menaxherët më të suksesshëm që njeh historia e futbollit, teksa së fundmi emri i menaxherit të suksesshëm nga Tetova po lidhet me Interin.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Ramadani ka pasur një takim me Bepe Marotan e Interit, të cilit i ka ofruar shërbimet e dy futbollistëve të tij.

Bëhet fjalë për Zherome Boateng dhe Luka Joviç, të cilët mund të jenë në shërbim të “zikaltërve” në rast se Marota është i pajtimit.

Mbrojtësi Boateng dëshiron të largohet nga rradhët e Bajernit të Munihut këtë verë për shkak të skadimit të kontratës, ndërkohë që ylli i “madrilenëve” që është i huazuar tek Ajntrahti i Frankfurtit nuk bën pjesë më në planet e trajnerit, Zinedine Zidane.

Boateng nga Interi dëshiron një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që sulmuesi serb kontratë 4 vjeçare me një pagë vjetore rreth 5 milionë euro.

Boateng ka më shumë mundësi që të vijë në Milano për shkak se Inter nuk është e detyruar që ti paguajë asgjë Bajernit të Munihut për shkak të kontratës së tij, ndërkohë që mundësitë që Joviç të zbarkojë në “Xhuzepe Meaca” janë të vogla.

Leave a Reply