Blerja e parë e Murinjos te Roma vjen nga Premierliga!

Vetëm pak orë pasi u mësua se Hoze Murinjo nga sezoni i ardhshëm do të marrë drejtimin e Romës, mediat kanë bërë të ditur edhe emrin e parë të mundshëm që do të vie si përforcim te skuadra italiane.

Bëhet fjalë për portierin e Çelzit, Kepa Arrizabalaga i cili tashmë është shndërruar në një emër të rëndësishëm për “Ujkeshën Romake”.

26 vjeçari pritet që të transferohet në “Serie A” edhe për shkak të marrëdhënieve të tij jo të mira me skuadrën londineze.

Kepa tek Çelzi erdhi në vitin 2018 nga skuadra e Atletik Bilbaos, ku iniciator për këtë transferim ishte trajneri italian, Mauricio Sarri.

Leave a Reply