Venecia rikthehet në Serie A pas 19 vitesh

Skuadra e Venecias do të luajë në Serie A, pasi doli triumfuese nga finalja e “Play Off-it” të Serie B.

Venecia mundi skuadrën e Citadellas e cila kishte mposhtur Moncan në kuadër të gjysmëfinales në “Play Off”.

Në fakt, venecianët ishin duke humbur, por goli i Bocalon në minutën e 93-të, të takimit doli të jetë vendimtar.

Ndeshja e së enjtes në mbrëmje përfundoi me rezultatin 1:1, mirëpo falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë, Venecia i’a arriti qëllimit që të sigurojë një vend për në “Serie A”, aty ku rikthehet pas plotë 19 viteve.

Leave a Reply