Goleadori i Ohrid Lihnidos, Sherif Rexhepi në pritje të ofertave serioze

Sherif Rexhepi e ka mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin e kaluar me fanellën e Ohrid Lihnidos, ku doli të jetë edhe golashënuesi i parë i skuadrës që dështoi të rikthehet në elitën e futbollit vendor.

Ohrid Lihnidos si skuadra e dytë në renditjen tabelare në Ligën e Dytë – Perëndim, luajti në balotazh kundër Renovës, ndërsa shumë pak mungonte që kjo skuadër të bënte mrrekullinë, por vetëm në momentet e fundit pësuan gol, që më pas të humbasin përmes ruletit të penaltive.

Me 9 gola të shënuar Sherif Rexhepi dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Ohrid Lihnidos, me të cilën skuadër i përfundoi kontrata.

Tashmë si një futbollistë i lirë i njëjti është në kërkim të sfidave të reja. (infOSport.mk)

Leave a Reply