Vaki shqiptare, futbollisti tetovar brenda 11 ditëve ndryshon dy skuadra!

Ndodhi merkaton e kaluar, ndërsa e njëjta gjë po ndodh edhe këtë merkato me futbollistët shqiptarë. Këtë herë në qendër të vëmendjes është futbollisti tetovar, Ardit Demiri, i cili brenda 11 ditëve ndryshoi dy skuadra, njofton “infOSport.mk”.

20-vjeçari nga Tetova fillimisht me 8 qershor kishte nënshkruar me skuadrën e njohur kosovare të Llapit, që më pas me 23 qershor të prezantohet te skuadra shqiptare e Voska Sport nga Ohri, që edicionin e ri do të luaj në Ligën e Dytë – Perëndim.


Llapi transferon tetovarin Demiri


Një veprim i çuditshëm ky nga ana e futbollistit, edhe ose nuk dihet nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet palëve apo ndonjë pakënaqësi që ka detyruar 20 vjeçarin të ndërpresë kontratën vetëm pas dy javëve jo të plota me skuadrën kosovare.

Kujtojmë Demiri me Llapin kishte nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa si shumica e të rinjëve tetovar, edhe ai karrierën e kishte nisur te Shkëndija e Tetovës, që më pas një periudhë të kalojë edhe te Renova.

 

Leave a Reply