Metallari na bënë krenar, sërish do të referojë në një event të madh hendbollistik

Dy qytetet kroate, Varazhdin dhe Koprivnica nga data 12 deri me 22 gusht do të jenë nikoqir të Kampionatit Europian për kadetë në hendboll, ndërsa edhe pse përfaqësuesja e Maqedonisë nuk do të marrë pjesë në këtë eveniment, ajo do të përfaqësohet nga dy arbitrët e saj perspektiv, Ismail Metallari dhe Nenad Nikollovski.

Një rast i mirë ky për këtë dyshe që të referojnë edhe në një event të madh hendbollistik në konkurrencën e të rinjëve.

Që të dy tashmë kanë dëshmuar veten edhe në hendbollin vendor, por edhe në skenën ndërkombëtare, ashtu që çdo pjesëmarrje shton shpresat e tyre që së shpejti do të jenë edhe pjesë e eventeve të mëdha hendbollistike, qoftë Kampionate Botërore, apo Europiane, në konkurrencën e seniorëve.

Ndryshe për titullin e kampionit në Europianin e këtij viti në konkurrencë të kadetëve do të luftojnë plotë 16 kombëtare, edhe atë Kroacia, Sllovenia, Serbia, Islanda, Italia, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Gjermania, Spanja, Hungaria, Rusia, Franca, Portugalia, Austria dhe Izraeli. (infOSport.mk)

Leave a Reply