Voska Sport godet sërish, nënshkruan me dy talentë të përfaqësueses së Maqedonisë!

Voska Sport nuk ndalet në merkato. Kjo skuadër që pas vetes ka një sponzor të fuqishëm në emrin e Nefi Useinit, gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe dy super talentë, pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala ëshët për Xhemil Jahijin dhe Behar Fetain, dy futbollistë 18-vjeçar që luajnë në pjesën ofenzive.

Që të dy do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre të larta në mesin e shumë futbollistëve me përvojë, që drejtuesit e Voska Sport i angazhuan ditë më parë. Kujtojmë deri më tash, skuadra shqiptare nga Ohri ka angazhuar futbollistë, si: Izair Emini, Enis Dervishi, Ardit Demiri, Shpend Asani, Emir Aliu, Mihajllo Jakimoski, Naum Veljanoski dhe Goran Trajkovski, ndërsa gjithashtu për trajner kishte emëruar Rade Cicmiloviq, ish trajnerin e Bellasicës dhe Tikveshit.

Leave a Reply