Juves i lëndohet edhe një tjetër lojtar, ndaj Romës thuajse me gjysmë ekipi!

Juventusi mund të ketë një tjetër mungesë në mesfushë në ndeshjen e rradhës ndaj Romës. Këtë radhë është Ueston McKennie që ka pësuar një dëmtim me kombëtaren e SHBA-ve.

Amerikani nuk mori pjesë në sfidën e fundit që kombëtarja e tij e zhvilloi kundër Panamasë për shkak të një tërheqjeje muskulare.

McKennie ndjeu dhimbje gjatë stërvitjes dhe trajneri nuk deshi të rrezikonte me të. Kështu mesfushori i Juves do të rikthehet në Torino duke lënë më herët grumbullimin me kombëtaren amerikane.

Ai me të arritur në Torino do të ju nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, për të mësuar shkallën e dëmtimit. Megjithatë, pavarësisht rezultatit tek “Zonja e Vjetër” duken shumë të shqetësuar duke parë edhe mungesat e shumta që do të jenë në ndeshjen kundër Romës, që në program është me datë 17 tetor.

Leave a Reply