Cikalleshi me fjalë motivuese për ekipin “kuqezi”: Covid 19 më ndaloi mua, por nuk ndalon dot Shqipërinë

Sokol Cikalleshi, autori i golit të vetëm ndaj Polonisë në ndeshjen e parë në Varshavë, në prag të ndeshjes së dytë ndaj këtij kundërshtari që këtë herë do të zhvillohet në Tiranë, morri një lajm të trishtë.

Sulmuesi i Konjaspor rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën.

Megjithatë Cikalleshi ka një mesazh në prag të duelit kundër ekipit të Robert Levandovskit dhe shpreh besimin maksimal që Shqipëria do ia dalë edhe pa të në skuadër.

“Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi nuk e ndalon dot askush”, shkruan Cikalleshi në postimin e bërë në Instagram.

Trajneri Reja për ndeshjen e sotme kundër Polonisë nuk do ketë në disponim edhe sulmuesin shkodran, Bekim Balaj, ashtu që duhet të zgjedhë mes Manajt, Uzunit dhe Brojës, me këta dy të fundit që duken në avantazh.

Leave a Reply