Sonte Shqipëria përballë Anglisë, ja si pritet të rreshtohen “kuqezinjtë”

Kombëtarja shqiptare e futbollit, nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, ka zhvilluar mbrëmë përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes me Anglinë.

Ndonëse trajneri Edi Reja pohoi në konferencë se formacionin ua deklaron lojtarëve pak para ndeshjes, dita e djeshme dha disa sinjale ndryshimi në formacionin e mundshëm ndaj anglezëve.

Prania e Cikalleshit në konferencë përkrah italianit shikohet si një sinjal ndryshimi në portë, ku gjasat janë që sot nga minuta e parë të jetë Tomas Strakosha, ndërsa kapiteni Etrit Berisha mund ta nisë nga stoli.

Nedim Bajrami ishte në balotazh me Çekiçin, por mesfushori i Empolit pritet të jetë titullar.

Dyshja e sulmit ndaj “Tre Luanëve” pritet të përbëhet nga Cikalleshi dhe Uzuni. Kuqezinjtë pritet të rreshtohen në fushë me modulin 3-4-1-2.

Në fazën mbrojtëse ky modul shndërrohet në 5-3-2, ku Hysaj dhe Trashi mbyllin anët e mbrojtjes, e cila në qendër pritet të ketë treshen Ismajli-Kumbulla-Veseli.

Ndërsa kur sulmon Shqipëria, rreshtimi pritet të transformohet 3- 4-3, ku Gjasula dhe Bare kanë kontrollin e qendrës së mesfushës, ndërsa Bajrami shikohet si një furnizues për dyshen sulmuese.

Pra, ky pritet të jetë rreshtimi i mundshëm, por trajneri në disa raste ka surprizuar me ndryshimet në formacion pak para fillimit të ndeshjeve. Gjithsesi, trajneri Reja është i limituar në zgjedhje, për shkak edhe të mungesave dhe formës së individëve të veçantë.

Leave a Reply