Tetovari Blerim Xhemaili ndau shortin për Kupën e Botës për Klube

Gjatë ditës së sotme në Cyrih të Zvicrës është hedhur shorti për Kupën e Botës për Klube, pjesë e së cilës ishte edhe tetovari Blerim Xhemaili, një emër i njohur ky për futbollin europian, pasi vite me rradhë kishte luajtur në kampionatet më të fuqishme europiane, ndërsa me mjaft sukses gjithashtu kishte mbrojtur ngjyrat e kombëtares së Zvicrës.

Blerim Xhemaili hapi goglat që përcaktuan ndeshjet e kompeticionit në fjalë, e ku edhe këtë herë skuadra përfaqësuese e Europës, Çelzi, shihet si favoriti kryesor për ta fituar trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Kampionët e Europës këtë kompeticion do ta nisin nga faza gjysmëfinale që do të dalë nga ndeshjet e tjera të kompeticionit.

Kështu ndeshja e parë do të jetë Al Jazira kundër Auckland City, të cilët do të përballen në raundin e dytë me fituesin e ndeshjes Al Ahly-Monterrey.

Në ndeshjen tjetër të këtij raundi do të jetë Al Hilal përballë fituesit të sfidës hapëse midis Al Jazira dhe Auckland City.

Më pas do të zhvillohen gjysmëfinalet ku fituesi i ndeshjes së dytë midis Al Ahly-Monterrey do të ketë përballë fituesit e Copa Libertadores, Palmeiras. Nga ana tjetër Chelsea do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Al Hilal dhe Al Jazira ose Auckland City.

Kampionët e botës për klube të vitit 2021 do të kurorëzohen pas finales që do të zhvillohet më 12 shkurt. Turneu do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të parë që nga viti 2018.

Leave a Reply