Njihuni me Ibrahimoviçin shqiptarë që sonte pritet të debutojë me Bajernin e Munihut në Bundesligë!

Një tjetër talent shqiptar mund të debutojë sonte me Bajernin e Munihut në Bundesligë. “Bavarezët” ndeshjen e parë të vitit 2022 do ta zhvillojnë kundër Borusia Menhengladbahut, dhe kanë jo pak mungesa shkaku i infektimeve të disa prej futbollistëve me Covid19.

Për këtë arsye, trajneri Nagelsman në ekipin e parë ka grumbulluar edhe futbollistin shqiptarë, Arijon Ibrahimoviç.

Sulmuesi me origjinë nga Kosova është vetëm 16-vjeç, ndërsa se bëhet fjalë për një futbollistë vërtetë shumë kualitativ, një gjë të tillë konfirmoi edhe vetë trajneri Nagelsman, i cili e veçoi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gladbahun.

“Arijoni është një sulmues shumë i mirë, ka kualitete të mira në duelet 1 ndaj 1, dhe arrin që të driblojë lehtë”, tha Nagelsman.

Arijoni është është pjesë e moshave të Gjermanisë. Pritshmëritë për futbollistin në fjalë janë shumë të mëdha, ndërsa urojmë që një ditë i njëjti të veshë fanellën e kombëtares së Shqipërisë ose atë të Kosovës.

Ndeshja midis Bajernit të Munihut dhe Borusia Menhengladbahut, që i takon javës së 18-të në Bundeslihë, starton në ora 20:30.

Leave a Reply