Hysaj zëvendëson Trippier te Atletiko Madridi!

Një lajm i bujshëm nga vjen nga Italia, e që ka të bëjë me mbrojtësin shqiptarë, Elseid Hysaj. Gjithnjë sipas mediave në këtë vend, Hysaj vetëm pas 6 muajve mund të braktis skuadrën “laciale” dhe të vazhdojë karrierën në La Liga te skuadra e Atletiko Madridit.

Pas largimit të Trippier në drejtim të Njukasëll Junajtedit, Atletiko Madridi po kërkon një futbollistë të krahut të djathtë në mbrojtje, pozitë këtë të cilën e mbulon edhe shkodrani.

Ky i fundit pëlqehet nga trajneri Diego Simeone, që pritet të jap dritën jeshile për këtë transferim. Kujtojmë karriera e Hysajt e tëra është zhvilluar në Itali, edhe atë me skuadrat si Empoli, Napoli dhe Lacio, ndërsa do ishte kjo hera e parë që shkodrani do luante në La Liga.

Ditët në vijim do të ketë më shumë informacione rreth këtij transferimi eventual.

Leave a Reply