Pas Musliut edhe Uzuni gati të transferohet në Gjermani!

Myrto Uzuni është padyshim ylli i skuadrës së Ferencvaroshit në futbollin hungarez, aty ku luajnë edhe disa futbollistë tjerë shqiptarë, përfshirë këtu edhe gostivarasin, Visar Musliu.

Në periudhën e tij të deritanishme në Budapest sulmuesi shqiptar ka arritur të lërë gjurmë me golat dhe asistet e tij.

Madje është përzgjedhur edhe më i miri për vitin që lamë pas. Sigurisht që statistikat dhe paraqitjet e mira të 26-vjeçarit nuk mund të rrinin pa u vënë re nga klubet e tjera europiane.

“Ora News“ zbulon se dy klube nga Bundesliga gjermane dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e futbollistit nga Berati gjatë këtij afati kalimtar të dimrit.

Mirëpo për shërbimet e Uzunit nuk ka interes vetëm nga Gjermania, por edhe Spanja, edhe pse është shumë vështirë të besohet se Ferencvaroshi do të hiqte dorë aq lehtë nga shërbimet e goleadrit shqiptarë.

Klubi hungarez e vlerëson kartonin e Uzunit me 6 milionë euro, çmim për të cilin do ta linte të lirë të firmoste me një tjetër ekip.

Mesa duket aventurës së sulmuesit kuqezi në Hungari i ka ardhur fundi dhe tashmë është koha të tregojë “lëkurën” e tij sa vlen në nja nga ligat elitare të Europës.

Leave a Reply