Ish futbollisti i FC Shkupit e mbylli aventurën te Partizani i Tiranës

Filip Gligorov nuk është më një futbollistë i Partizanit. Lajmin e ka publikuar vetë klubi shqiptarë nga Tirana me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Drejtuesit e Partizanit dhe vetë mbrojtësi shkupjan e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpunimin që para kohe, pavarësisht se i njëjti me skuadrën nga kryeqendra shqiptare kishte kontratë deri verën e vitit 2023.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive” –  shkruan klubi shqiptarë.

Gligorov ka luajtur 7 ndeshje me Partizanin, pa arritur dot të lërë gjurmë gjatë pjesës së parë të sezonit në Superligën shqiptare.

28 vjeçari nuk arriti të përshtatej te Partizani, te e cila skuadër u transferua nga rradhët e FC Shkupit, derisa më herët në vendin tonë luante edhe me Sileksin, EuroMilkun dhe Rabotniçkin.

Sa i përket karrierës ndërkombëtare, të njëjtën përveç në Shqipëri, e kishte zhvilluar edhe në Rumani te skuadra e Dunarea, në Bosnje me Olimpikun e Sarajevës dhe në Sllovaki, me skuadrat si Samorin dhe Banjik Ruzhina. (infOSport.mk)

Leave a Reply