Gjithçka zyrtare, Stoilov niset drejt Turqisë për t’iu bashkuar FC Shkupit

Tashmë gjithçka është zyrtare. Gjorgji Stoilov mund të konsiderohet një futbollistë i ri i FC Shkupit. “infOSport.mk” ekskluzivisht mëson se mesfushori 26-vjeçar aktualisht ndodhet në aeroportin e Shkupit, prej ku do të niset drejt Turqisë, për t’iu bashkuar tashmë skuadrës së tij të re.


Stoilov te FC Shkupi, ja çfarë thotë mesfushori nga Strumica!


Stoilov së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Zira nga Azerbejxhani, te e cila skuadër u transferua gushtin e vitit 2021 nga rradhët e Akademia Pandev.

Te Zira, Stoilov qëndroi vetëm 6 muaj, ndërsa tashmë i njëjti rikthehet në futbollin tonë vendor, aty ku numëron plotë 182 ndeshje, 12 gola dhe 10 asistime.

Stoilov me FC Shkupin siç mëson “infOSport.mk” do të firmos kontratë deri në fund të sezonit aktual.  (infOSport.mk)

Leave a Reply