Futsal Club Arben Bajrami e “prishi” Proektin, Futsal Shkupi buzëqesh

Futsal Club Arben Bajrami ka zhvilluar një ndër ndeshjet më të mira të sezonit aktual në Ligën e Parë të futsalit, duke mundur kampionët në fuqi të KMF Proekt Ciko, me rezultatin 6:3, njofton “infOSport.mk”.

Ky takim ishte temë e diskutimit për gjatë gjithë javës, kjo për shkak ankesave të dyanshme lidhur me zhvillimin e takimit, por edhe rreth disa transferimeve të bëra në momentet e fundit të afatit kalimtarë.

Me të mësuar rreth transferimeve të bëra nga ana e drejtuesve të FC Arben Bajrami, reaguan menjëherë nga KMF Proekt Ciko, që kërkuan anulimin e tyre, mirëpo ishte e kot, pasi afati kalimtarë ishte në rrjedhë e sipër, ndërsa ata nuk u ndalën me kaq, duke kërkuar nga FFM, që ndeshjen e paraparë për ta zhvilluar si mysafir në Çair, ta zhvillojnë në Kavadar.

Vërtetë një kërkesë e palogjikshme e drejtuesve të KMP Proekt Ciko, të cilët si duket kishin frikë për të luajtur ndeshjen në Çair, aty ku gjithnjë kanë humbur ndeshjet në parket, ndërsa me konsenzus u arrit që ndeshja të zhvillohet në terren neutral, mirëpo edhe kjo nuk u kreu punë lojtarëve nga Josifovo, pasi Futsal Club Arben Bajrami, edhe në palestrën “Jane Sandanski” të Aerodromit “prishi” KMF Proektin, duke ua prishur në këtë mënyrë edhe projektet e tyre rreth titullit kampion.

Pas disfatës së sotme 6:3, KMF Proekt Ciko e humbi sërish pozitën e parë, aty ku me plotë meritë ndodhet Futsal Shkupi, që mbrëmë kishte mundur ekipin e Enhalon nga Struga me shifrat 6:2.

Pas 14 xhirove Futsal Shkupi numëron 39 pikë, 3 më shumë se KMF Proekt Ciko. (infOSport.mk)

Leave a Reply