Liga e Kampionëve, njihuni me dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme

Liga Kampionëve rikthehet sonte për të përfunduar fazën e 1/8-ve të finales, me disa ndeshje mjaft interesante.

Liverpulli, Real Madridi, Mançester Siti dhe Bajerni i Munihut e kanë siguruar kalimin në çerekfinale, por janë edhe katër ekipe të tjera që synojnë kalimin në këtë fazë.

Përballja më interesante e kësaj mbrëmje është ajo në mes të Mançester Junajtedit dhe Atletico Madridit, që luhet në “Old Trafford”.

Ndeshja e parë në Spanjë u mbyll me shifrat 1:1 dhe nga ajo paraqitje, “Djajtë e Kuq” shihen si favoritë, pasi ofruan më shumë nga loja e tyre, por që asgjë nuk mund të parashikohet.

Një takim mjaft interesant është edhe ai në mes të Ajaksit dhe Benfikës që luhet në “Johan Krojf Arena”. Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në tokën “luzitane” kishte përfunduar me shifrat 2:2, ashtu që edhe në këtë përballje pritet të ketë shumë paqartësi rreth udhëtuesit për në çerekfinale.

Që të dyja këto ndeshje, startojnë në ora 21:00.

Leave a Reply