FC Shkupi shpallet kampion 4 xhiro para fundit, Shkëndija mund Makedonija GJ.P në duelin direkt

FC Shkupi ka shënuar fitoren më të ëmbël të sezonit sot, teksa në Çair mundi Renovën me rezultatin 2:0, duke siguruar në këtë mënyrë titullin kampion 4 xhiro para fundit të takimit, shkruan “infOSport.mk”.

Renova rezistoi 80-të minuta në Çairin e stërmbushur me tifoz, pasi në minutën e 81-të goli i Sandej Adentunxhjit paralajmëroi festën e madhe, që shpërtheu me golin e dytë të brazilianit Inascio da Silva në minutat shtesë të takimit.

Ky titull në Çair mungonte plotë 21 vite, ndërsa festa e filluar tani, me siguri se do të zgjasë edhe shumë orë të tëra nga familja e madhe “bardheblu”.

NDESHJET TJERA – Shkëndija në duelin direkt për Europë, mundi Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit në Tetovë. 3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë, ndërsa e gjithë skena ishte për dy sulmuesit Doriev dhe Guri që shënuan golat, me të parin që shënoi në të dyja pjesët.

Golin e vetëm për skuadrën shkupjane e realizoi sulmuesi Kuper në minutën e 77-të.

Struga Trim Lum ka regjistruar fitoren më të thellë të sezonit, duke mundur Pelisterin me shifrat 4:0. Pa Omar Xhobe morri i vetëm skenën gjatë pjesës së parë, duke shënuar dy herë në rrjetën e mysafirëve nga Manastiri, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Besmir Bojku dhe Valentin Koçoski, që shënuan dy super gola.

Megjithatë fitoren më të thellë të javës e regjistroi, Tikveshi, që në Kavadar me shifrat 5:0 mundi Borecin.

Kujtojmë, dje Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” u mund nga Skopje minimalisht 1:0, ndërsa Akademia Pandev me rezultatin 2:1 mundi Bregallnicën, duke ruajtur në këtë mënyrë pozitën e dytë në renditje. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 29

FC Shkupi 2:0 Renova
Shkëndija 3:1 Makedonija GJ.P
Struga Trim Lum 4:0 Pelisteri
Tikveshi 5:0 Boreci

E premte:

 
Rabotniçki 0:1 Skopje
Ak.Pandev 2:1 Bregallnica

Leave a Reply