Caktohen ndeshjet e balotazhit, ja me kë do të luaj skuadra shqiptare e Voska Sport

Para pak minutash në hapësirat e Federatës së Futbollit, është hedhur shorti për ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Goglat deshën që skuadra shqiptare e Voska Sport të takohet me Tikveshin, ndërkohë në përballjen tjetër do të luajnë Skopje dhe Bellasica.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen me datë 22 maj (e diel), me fillim në ora 17:00.

Voska Sport ndeshjen kundër skuadrës nga Kavadari do ta zhvillojë në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, ndërkohë Skopje dhe Bellasica do të luajnë në Shtip. (infOSport.mk)

Leave a Reply