St.Etien bie nga Ligue 1, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët dhe drejtuesit e klubit

Skuadra e St.Etien ka rënë nga elita e futbollit francez pas shumë vitesh. St.Etien pësoi në penallti 5:4 nga Okser në ndeshjen e “Play-Off”-it në shtëpi, njoftojnë mediat franceze.

Disfatën dhe rikthimin në një rang më poshtë nuk e kanë pritur mirë tifozët e St.Etien që hyrën në fushën e lojës pas ndeshjes.

Raportohet se tifozët e St.Etien kanë sulmuar me fishekzjarre bankinën ku ishin të vendosur futbollistët dhe drejtuesit e klubit.

Leave a Reply