Një gol i Bardhit dhe një gafë e kndërshtarit bënë që Maqedonia nga Gjibraltari të rikthehet me 3 pikë (VIDEO)

Maqedonia ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të ciklit të ri të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, duke mundur Gjibraltarin në transfertë me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuan Maqedonisë, për të ardhur deri tek fitorja në kuadër të  grupit 4 të Ligës “C”, aty ku tashmë kryeson renditjen me 4 pikë para Gjeorgjisë.

Ndeshja nisi me një gol të Aleksandar Trajkovskit, mirëpo që u anulua për shkak pozitës jashtë loje, derisa goli i epërsisë erdhi në minutën e 21-të, kur Bardhi mjaft mirë u lirua nga dy futbollistë kundërshtarë, për të shënuar në rrjetën e Coleing.

Ky i fundit kapituloi edhe në minutën e 84-të, kur Boban Nikollov shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit të fundit dhe portierit vendas, për të shënuar për 2:0.

Rastin më të mirë Gjobraltari e pati gjatë pjesës së parë, kur Musliu ju dhuroi mundësinë për të shënuar me anë të sulmuesit Valarino, mirëpo ky i fundit edhe pse tejkaloi portierin Iliev, qëlloi vetëm pjesën e jashtme të rrjetës.

Në fund fitore e merituar për Maqedoninë e Veriut, që ishte e katërta nga po aq ndeshje të zhvilluara kundër Gjibraltarit, ndaj së cilës përfaqësuese kemi një gol-averazh 10:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply