Portieri i Kosovës, Aro Muriç rikthehet në Angli!

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, mund të rikthehet në futbollin anglez. Sipas “SportBible”, skuadra e Bërnlit, që do të bëjë gara në “Championship”, po synon ta transferojë  portierin Muriq.

Në fakt, thuhet se është trajneri Vinsent Kompany ai që pritet të jetë në krye të Bërnlit, që do ta kërkojë 23-vjeçarin ta ketë në portë.

Ende nuk dihet nëse Bërnli do ta kërkojë huazimin apo transferimin e plotë të reprezentuesit të Kosovës, i cili ka kontratë me Mançester Sitin deri në vitin 2024. Sezonin e fundit, Muriqi ishte i huazuar te skuadra elitare e Turqisë, Adana Demirspor, ku pati 32 paraqitje në të gjitha garat.

Muriqi ka edhe pesë paraqitje me fanellën e Mançester Sitit, por viteve të fundit vazhdimisht ka qenë i huazuar edhe te Notingham Foresti, Girona dhe Willem II.

Leave a Reply