Liga e Konferencës nesër me fillim në ora 13:00 do të hedhë shortin për ndeshjet e raundit të parë, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë garë bëjnë pjesë edhe skuadrat nga vendi ynë, me Akademia Pandev që rrezikon një përballje me Dritën e Ardian Nuhiut
E renditur në vendin e dytë në LPFMV, skuadra nga Strumica do luaj me 7 dhe 14 korrik në raundin e parë, me UEFA-n që bën me dije se përveç Dritës së Gjilanit, që bënë pjesë në mesin e skuadrave favorite, si kundërshtarë të mundshëm të Akademia Pandev, e renditur në mesin e skuadrave jo favorite, mund të jenë edhe Dinamo Tbilisi nga Gjeorgjia, Alashkert nga Rumania, Legia Gdansk nga Polonia dhe Milsami Orhei nga Moldavia. (infOSport.mk)
| Grupi 1 |
| Ekipet bartëse |
| 1. Dinamo Tbilisi (Gjeorgjia) |
| 2. Alashkert (Armenia) |
| 3. Drita (Kosova) |
| 4. Lechia Gdańsk (Polonia) |
| 5. Milsami Orhei (Moldavia) |
| Ekipet jo bartëse |
| 6. Inter Turku (Finlana) |
| 7. Panevezys (Lituania) |
| 8. Paide Linnameeskond (Estonia) |
| 9. Akademija Pandev (Maqedonia) |
| 10. Hamrun Spartans (Malta) |
