Pas Agim Ibraimit dhe Siljanovskit, edhe një largim tjetër nga Maqedonia te Dinamo e Tiranës

Pas Agim Ibraimit dhe Goran Siljanovskit, nga rradhët e Dinamo Tiranës është larguar edhe Aleksandar Isaevski. Mbrojtësi maqedonas njëjtë sikurse edhe dy të parët iu bashkua kësaj skuadre fillimin e edicionit të kaluar, kur erdhi nga Vllaznia e Shkodrës, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë pas dështimit në Superligë, kjo skuadër sërish u rikthye në Ligën e Parë, ndërsa kjo solli edhe ndarjen e disa prej futbollistëve me Dinamo Tiranën.

Nga kjo skuadër lajmin e konfirmuan edhe përmes faqes së tyre zyrtare në facebook, ku përveç largimeve të treshes nga Maqedonia, Ibraimi, Siljanovski dhe Isaevski, njofuan edhe për largimin e Aleksandar Sofranac.

Më poshtë keni postimin e plotë të skuadrës së Kukësit lidhur me largimet e lartëpërmendura:

FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.

Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje dhe dakortësi kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.

FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë.

Leave a Reply