Formula 1, Verstappen fiton çmimin e madh të Kanadasë

Maks Verstapen ka fituar sërish në Montreal duke lënë prapa tij emrat si Sajnc dhe Hamilton, që u renditën në pozitën e dytë, gjegjësisht të tretën.

Maks Verstapen i ka bërë ballë një sfide të fortë me Karlos Sajnc për të fituar për herë të gjashtë në shtatë gara dhe për të zgjeruar më tej epërsinë e tij në kuadër të  Kampionatit Botëror në Formula 1.

Gara e mbrëmshme në Montreal ishte epara që nga viti 2019, teksa kalimi drejt fitores nga “pole position” doli të ishte një detyrë shumë më e vështirë.

Kjo ndodhi për shkak se dy rivalët e Verstapen në Kampionatin Botëror, Çarls Leklerk dhe Serxhio Perez, kishin qenë jashtë pozicionit që në fillim, por në vend të kësaj, piloti i Red Bull duhej të shmangte një humbje deri në metrat e fundit nga Sajnc.

Leave a Reply