Gola me bollëk në ndeshjen mes “miqve” të Ronaldinjos dhe Roberto Karlosit, plotë 22 (VIDEO)

“Miqtë” e RonaldinJos dhe Roberto Karlosit nuk kanë zhgënjyer me shfaqjen që kanë bërë në “The Beautiful Game!”, që u luajt të shtunën në të gdhirë të dielën në stadiumin e Inter Majamit, skuadër kjo në pronësi e ish futbollistit të famshëm anglez, Dejvid Bekam.

12:10 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në favor të ekipit të Roberto Karlos, duke lënë të gjithë të pranishmit në stadiumin “Pink” të lumtur, kjo më tepër edhe për shkak natyrës bamirëse të takimit të organizuar nga kompania “Team DROB”, administrator i së cilës është argjentinasi Damián Olivera Bergallo, koleksionisti më i madh në botë i figurinave të Lionel Messit.

Vinicius Jr, Eder Militao, Aldair, Leandro Barbosa (ish-lojtar i NBA-së), Paulo Dybala, Zhoakin Korea, Radamel Falkao, René Higita, Karlos Valderama, Arturo Vidal, Iván Zamorano, Diego Lugano, Paulazeric, David M. Evra, Blaise Matuidi,  Sebastian Frei, Nani, Patrik Klajvert, Marko Asensio, Markos Ljorente, Kevin Kuranji, Hristo Stoiçkov, Stiv Nesh (ish-lojtar NBA), Çad Oçocinko, Amauri dhe Denis Zakaria, shoqëruan ish-yjet e Barcelonës dhe Real Madridit, të cilët ishin kapitenët e skuadrave dhe asnjëri prej tyre nuk u zhgënjye në misionin “miqësor” që u ofruan njerëzve në stadium, për të ofruar ndihmën e tyre bamirëse.

Leave a Reply