KF Shkëndija angazhon golashënuesin më të mirë të Ligës së Parë

KF Shkëndija Hajvali ka angazhuar golashnëuesin më të mirë të edicionit të fundit në Ligën e Parë, grupi B, Armend Misini, përcjellë “infOSport.mk”.

Misini edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ramiz Sadikut, për të cilën skuadër realizoi 16 gola.

Në të kaluarën, Armend Misini ishte pjesë edhe e Ferizajit, Hajvalisë, 2 Korrikut, Ulpianes dhe së fundi Ramiz Sadikut.

Me pjesën dërmuese të lojtarëve ekzistues dhe përforcimet që po bënë skuadra e Shkëndijës nga Hajvalia, ata po pretendojnë të ndërtojnë një ekip mjaftë cilësor për edicionin e ri.

Leave a Reply