SperKupa e Italisë,  Milan-Inter! Caktohet data dhe stadiumi  

Seria A ka shpallur zyrtarisht datën e Superkupës së Italisë, me protagonistë ekipet nga Milano, Milanin dhe Interin.

Kampionët e Italisë, Milani, do të ndeshen me fituesit e Kupës, Interin më 18 janar të vitit  2023 në Riad të Arabisë Saudite, me orën e supersfidës që nuk është caktuar ende.

Ndërkohë nga Italia theksohet se ora e kësaj ndeshjeje do të vendoset në marrëveshje me organizatorët vendas.

Ashtu si çdo përballje tjetër mes këtyre dy rivalëve të përjetshëm edhe kjo e Superkupës pritet të zgjojë interesim shumë të lartë.

Kjo është përballja e tretë e konfirmuar me datë për sezonin e ri mes Milanit dhe Interit, pasi në Seria A sot ë ndeshen më 4 shtator për raundin e pestë dhe më 5 shkurt për javën e 21-të të kampionatit elitar italian.

Leave a Reply