E papritshme, presidenti i Gjilanit jep dorëheqje nga të gjitha pozicionet, çfarë do ndodh me skuadrën e Ramadanit!

Presidenti i Gjilanit në Superligën e Kosovës, Florim Zuka ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozicionet që ka mbajtur te ky klub për 5 vite të plota. Si duket eleminimi nga Liga e Konferencës, nga një skuadër modeste si ajo e FK Liepaja, bëri që njëri prej investitorëve më të mëdhenj në futbollin kosovar  viteve të fundit, të japë dorëheqjen, por njëkohësisht duke ftuar sportdashësit, donatorët dhe Komunën që të japin kontribut për klubin e Gjilanit, me qëllim që kjo skuadër të vazhdojë ëndërrën europiane.

Lajmin e ka dhënë vetë Zuka përmes rrjeteve sociale, duke treguar se nga 2017 ka investuar pasurinë e familjes në klub, duke arritur dy herë në Europë dhe disa sezone pranë titullit.

Veç tij, edhe kryesia e Gjilanit është dorëhequr, me Komunën e Gjilanit që do duhet të krijojë një kryesi të re. Kujtojmë se Gjilani sezonet e fundit ka pasur në gjirin e vet lojtarë cilësorë, njëjtë sikurse edhe këtë edicion, kur para fillimit të tij në krye erdhi strategu shkupjan, Zekira Ramadani. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply