FC Shkupi nesër mirëpret Makedonija GJ.P., drejtuesit vijnë me një informacion të rëndësishëm

FC Shkupi të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të sezonit të ri, duke pasur parasysh se për shkak paraqitjes në ndeshjet e Liga Europa, e kishte anuluar ndeshjen e xhiros së parë kundër Tikveshit në Kavadar, njofton “infOSport.mk”.

Kështu kundërshtarë i parë për kampionët e vendit në sezonin e ri 2022/23 do të jetë skuadra e Makedonija GJ.P, që udhëhiqet nga ish kapiteni dhe trajneri i FC Shkupit, Muharem Bajrami.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, me fillim në ora 17:00, ndërsa nga tabori i “bardhebluve”, njoftojnë se për shkak punimeve në tribunën e re, për ndeshjen e nesërme FC Shkupi-Makedonija GJ.P do të jetë e hapur vetëm tribuna e vjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply