FC Shkupi, apo Ballkani? Kush do shkruaj historinë dhe do pasojë Skënderbeun

Të enjten në Shkup zhvillohet njëra ndër ndeshjet më me peshë për futbollin shqiptar. Dy skuadrat kampione, ajo e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, dhe ajo e Kosovës, Ballkani, do të ndeshën ndërmjet vete në kuadër të fazës ”Play –Off” të Ligës së Konferencës.

Fituesi i këtij dyluftimi do të kualifikohet në fazën e grupeve, që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dyja skuadrat.

Derisa në Maqedoninë e Veriut, ndeshjet e “play-off” tre herë janë prekur nga Shkëndija e Tetovës dhe Vardari, me këta të fundit që luajtën në grupet e  Liga Europa, për futbollin kosovar është hera e parë që një ekip ti përfaqësojë ata deri në play off.

Hera e parë është edhe për FC Shkupin të prek këtë fazë, ndaj dhe skuadra nga Çairi nuk dëshiron të lëshoj këtë rast, njëjtë si edhe Ballkani, që dëshiron të bëjë një tjetër hap të madh drejt kualifikimit në grupe çka do të ishte një ëndërr e realizuar për futbollin e Kosovës.

Duel i bukur dhe unik, dy ekipe shqiptare të diskutojnë hyrjen në grupet e një kompeticioni europian.

Tashmë pyetja është e thjeshtë, Shkupi apo Ballkani do të bëhet ekipi i dytë pas Skenderbeut të Korçës që do të luajë në grupet e një kompeticioni në Europë?!

Kujtojmë, Skënderbeu kishte luajtur dy herë në fazën e grupeve të Liga Europa, derisa së fundmi në sezonin 2017/2018, kur në fazën “play-off” kishte eliminuar Dinamon e Zagrebit. (infOSport.mk)

Leave a Reply