Korenica ndëshkon sërish FC Shkupin, këtë herë falë gabimit të mbrojtjes

FC Ballkani në minutën e 69-të shënoi golin e avantazhit ndaj FC Shkupit, që erdhi pas një gabimi të mbrojtësve të skuadrës nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.

Albion Rrahmani ishte i pandalshëm drejt zonës së “bardhebluve”, ndërsa falë edhe gabimit amatoresk të dy mbrojtësve të fundit,  bashkë edhe me portierin Naumovski, përfitoi Meriton Korenica, i cili edhe njëherë tjetër ndëshkoi skuadrën shkupjane, pas atij eurogoli të shënuar në Shkup.

Rezultati i përgjithshëm tanimë është 3:1 në favor të skuadrës së Ballkanit, që është shumë pranë realizimit të ëndërrës, kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës.

Pas këtij goli pasuan edhe dy raste të pastërta për Ballkanin, mirëpo mjaft mirë intervenoi portieri Naumovski, që nuk lejoi që brenda pak minutave të pranojë edhe një gol tjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply