Pas Serxhinjos, edhe një tjetër futbollistë i FC Shkupit i bashkohet Giresunspor

Faustin Senghor i ka dhënë fund qëndrimit të tij te FC Shkupi, te e cila skuadër erdhi janarin e vitit 2021, njofton “infOSport.mk”.

Senghor do të luaj në Superligën turke te skuadra e Giresunspor, te e cila skuadër para dy viteve nga rrsdhët e FC Shkupit ishte transferuar edhe braziliani, Serxhinjo.

Senghor gjatë qëndrimit të tij një vjeçar në Çair, me fanellën e FC Shkupit zhvilloi gjithsej 56 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

Gjatë sezonit aktual luajti në 8 ndeshje, 4 prej të cilëve në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, 2 në ato të Liga Europa,një ndeshje në “play-off” të Ligës së Konferencës dhe një në kampionat, kundër Makedonija Gj.P.

I njëjti mungoi në takimin e sotëm ndaj Skopjes, ndaj së cilës skuadër, FC Shkupi realizoi fitore 2:0. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply