Buskets pas plotë 17 vitesh i thotë lamtumirë Barcelonës!

Serxhio Buskets pas plotë17 vitesh është gati t’i japë lamtumirën Barcelonës.

Kontrata e 34-vjeçarit me “katalunasit” përfundon qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa e njëjta sipas mediave spanjolle nuk do të rinovohet.

Megjithatë, spanjolli do të vazhdojë të luajë dhe tashmë ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm: Inter Miami i David Beckham.

Javët e fundit tashmë ishte folur për një transferim të mundshëm të mesfushorit në MLS, por lojtari spanjoll në fund qëndroi te Barcelona.

Tani, megjithatë, ai duket gati të mbyllë aventurën e gjatë “katalunase”.

Gazeta “Sport” shton se mesfushori do të kishte pranuar kushtet e klubit nga Florida dhe do të ishte i etur për të vazhduar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara, mirëpo vetëm nëse drejtuesit e Barcelonës nuk do i ofronin një kontratë të re.

Në rast se do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë Buskets mund të zgjedhë të qëndrojë në “Kamp Nou” edhe për një sezon tjetër.

Leave a Reply