FC Shkupi të dielën miqësore me skuadrën e Ligës së dytë nga Gostivari

Elita e futbollit vendor do të ketë pauzë dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, ndërsa pjesa më e madhe e ekipeve, qoftë nga Liga e Parë, apo e Dytë, do ta shfrytëzojnë për të mbajtur ritmin garues dhe për të zhvilluar ndeshje miqësore, njofton “infOSport.mk”.

Kështu skuadra kampione në fuqi e vendit, FC Shkupi të dielën në Vrapçisht të Gostivarit do të përballet me Besën e Dobërdollit, skudër kjo që garon në Ligën e Dytë.

Mundësi e mirë kjo për të dy trajnerët e skuadrave për të provuar edhe disa nga futbollistët e rinj dhe atyre që kanë më pak minuta në disponim, por gjithashtu për të përdorur edhe skema të reja të lojës, që do ju shërbente atyre për ndeshjet kampionale në vazhdim.

Ndeshja midis Besës së Dobërdollit dhe FC Shkupit të dielën në Vrapçishtë, do të nis nga ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply