Kosova bën “bingo”! Bind super yllin e Hannoverit, një emër që premton shumë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka filluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojë për disa ditë në kuadër të kampit stëvitor për ciklin e ardhshëm kualifikues, në të cilin për herë të parë do të drejtohen nga strategu, Afrim Tovërlani.

Ndërkohë për herë të parë kësaj përfaqësuese i është bashkuar edhe një emër që premton shumë në futbollin europian.

Fjala është për mesfushorin e talentuar, 19-vjeçarin Adem Podrimaj, i cili aktualisht është pjesë e Hannoverit në Gjermani dhe një nga talentët më premtues të skuadrës së madhe gjermane.

Familja e Podrimajt jeton në Austri, por që vetë talenti kishte sakrifikuar duke u ndarë si 11 vjeçar me familjen për të bërë karrierë në të gjitha grupmoshat e Hannoverit.

I fuqishëm në mesfushë, me teknikë të përsosur dhe si luan i vërtetë në secilën ndeshje, Podrimaj po ecën sigurt drejt majave të futbollit.

Një lajm shumë i mirë ky për dardanët që përforcohen me një emër shumë premtues për të ardhmen.

Leave a Reply