Derbi i madh FC Shkupi-Struga Trim Lum luhet të dielën, ndeshjet tjera të shtunën

Java e 11-të në elitën e futbollit vendor do të luhet brenda dy ditëve, me të shtunën që do të dhurojë 4 ndeshje dhe ditën e diel që do na servojë super derbin, FC Shkupi-Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum në Çair do të udhëtoj si lider i padiskutueshëm dhe me plotë 10 pikë epërsi ndaj kampionëve të fuqi, të cilët në ndeshjen e fundit morrën një fitore të madhe në udhëtim te Akademia Pandev në Strumicë.

Në anën tjetër Struga Trim Lum ishte e lirë, mirëpo jo edhe në aspektin e stërvitjeve, ku trajneri Zaharievski ka aprovuar edhe disa stërvitje më ndryshe nga ato të zakonshmet.

Me liderin aktual dhe kampionin në fuqi, spektakli nuk duhet të mungojë të dielën në Çair, pas së cilës javë, skuadrat do të kenë pushim, për shkak kontrollueses së përfaqësueses së Maqedonisë ndaj Arabisë Saudite.

NDESHJET TJERA – Shkëndija e Tetovës, që aktualisht mban pozitën e dytë në renditje do të luaj në stadiumin më të madh në vend, në arenën “Todor Proeski” kundër Rabotniçkit, derisa Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit kundër Skopjes do të kërkoj këndelljen, pas asaj disfate turpëruese ndaj Tikveshit në Kavadar.

Në Shtip, Bregallnica do të mirëpret Sileksin, në një nga ndeshjet që pritet të ketë shumë paqartësi rreth fituesit, derisa Pobeda kundër Akademia Pandev do të tentojë të marrë fitoren e dytë si vendas në Prilep dhe njëherit të dytën rradhazi, pas asaj fitore të madhe në Kratovë përballë Sileksit.

Në kuadër të javës së 11-të, skuadra që do të pushojë, është ajo e Tikveshit, që në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 fitore. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 11

Rabotniçki 15.10 (14:00h) Shkëndija
Bregallnica 15.10 (14:00h) Sileksi
Makedonija GJ.P 15.10 (14:00h) Skopje
Pobeda 15.10 (14:00h) Ak.Pandev
FC Shkupi 16.10 (14:00h) Struga Trim Lum
Tikveshi i lirë

 

Leave a Reply