Futbollistët e Struga TL me ragbi lojë në stërvitje paralajmërojnë FC Shkupin!

E diela pritet të jetë një festë futbolli në vendin tonë, pasi në stadiumin legjendar të Çairit në Shkup, do të zbresin në fushë ekipi kampion në fuqi, FC Shkupi, dhe lideri aktual, Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum këtë edicion është e pathyeshme, teksa në 9 ndeshje të zhvilluara ka marrë 8 fitore dhe vetëm një barazim, ndërkohë në anën tjetër kampionët e FC Shkupit, numërojnë 4 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata.

Për më tepër, Struga Trim Lum javën që shkoj ishte e lirë, ndërsa kjo i dha mundësi trajnerit Zaharievski të punoj me skuadrën edhe më intensivisht, teksa në stërvitje i njëjti ka aplikuar edhe pak ragbi, duke provuar forcën e djelmoshave të tij. Duke pasur parasysh se në anën taktiko-teknike, gjithçka po funksionon mirë te Struga Trim Lum, ishte kjo një ide e mirë nga ana e trajnerit Zaharievski, që njëherit paralajmëron kampionët në fuqi të FC Shkupit se nuk do të dorëzohen lehtë në “luftën” që i pret në Çair.

Ndeshja e së dielës mes këtyre dy skuadrave do të jetë e 10-ta jubilare në kuadër të Ligës së Parë. Deri më tani të dyja skuadrat kanë nga 3 fitore, derisa 3 ndeshje të tjera janë mbyllur me barazime. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply